Ballina

Projektet e klientëve tanë janë një investim në të ardhmen.
Nëpërmjet partneriteteve tona me ta, ne ndihmojmë në një jetë më të mirë të njerëzve.

Historia e kompanisë:

Hazrolli Co. KG është kompani e cila merret me konstruktimin e objekteve të llojeve të ndryshme dhe është në pronësi të familjes Hazrolli, me zyra dhe projekte në Pfaffenhofen a. d. Glonn-Wagenhofen - Gjermani dhe në Kosovë.

Hazrolli Co. KG u themelua në vitin 2005 në Pfaffenhofen a. d. Glonn- Wagenhofen, Gjermani. Që nga ajo kohë kompania Hazrolli Co. KG është rritur në masë të madhe dhe tani ka një reputacion të madh në Bayern.

Vëllezërit Hazrolli së pari hynë në Gjermani në fillim të viteve 90-ta ku në vitin 2005 hynë në tregun Gjerman veçanërisht në Pfaffenhofen a. d. Glonn- Wagenhofen ku tani jemi një forcë tregu e vendosur me një ekipë me përvojë dhe të përkushtuar.

Kompania Hazrolli është e njohur për reputacion të shkëlqyer. Ne kemi realizuar me qindra projekte në regjionin e Bavarisë si projekte për banim, rezidenca, restaurime, salla tregtare, objekte industriale, objekte shëndetësorë dhe kulturore.

Reputacionin tonë në sytë e klientëve e kemi arritur me punë dhe me një qasje pragmatike. Kjo arrihet me një ekip të profesionalizuar dhe me një vëmendje te pamëshirshme për secilin projekt deri në detaje dhe me besnikërinë tonë për të siguruar kënaqësinë për klientët tanë në çdo projekt nga Hazrolli Co. KG.

Aspiratat dhe qëllimet tona kanë qenë gjithmonë për të ofruar projekte me një cilësi të lartë për klientët tanë; suksesi dhe reputacioni ynë kanë qenë dëshmi e kësaj mençurie.

Ne vazhdojmë ti plotësojmë kërkesat e konsumatorëve duke e hapur kompaninë Hazrolli Group Shpk me lokacion në Kosovë. Në kuadër të kompanisë Hazrolli Group Shpk kemi hapur fabrikën për dyer, dritare, fasada strukturale dhe gilindera e cila ka një staf me përvojë të trajnuar dhe të licencuar në Gjermani.

PRODUKTET:

Dritare

Dritare Evropiane, elegante dhe efikase në energji. Dritare gjermane, ofrojnë bukuri, performancë termike dhe mundësi të shumta të dizajnimit për çdo projekt...

Më shumë...

Dyer

Dyert tona ofrojnë një ambient të ndritshëm jetese. Kompania Hazrolli ofron dyer të profileve dhe dizajneve të ndryshme.

Me dyert nga Hazrolli Group ju do e shijoni pamjen nga ballkoni apo tarraca, por duke i ruajtur vetitë dhe tiparet e një dere.

Më shumë...

Materialet & Teknologjia

Dritaret dhe dyert tona janë prodhuar nga një larmi materialesh që shkojnë me stil, performancë, kërkesa dhe çmim.

Më shumë...
SHËRBIMET:

Instalime

Instalimet tona realizohen nga instaluesit profesionist për të siguruar cilësinë dhe kënaqësinë tuaj. Në jemi të lumtur që të ofrojmë një vlerësim(llogaritje) të bazuar në madhësitë e projektit që ju ofroni.

Më shumë...

Riparime

Bejmë riparimin e të gjitha produkteve që ofrojme, duke ofruar eksperiencë dhe sherbime të shpejta dhe me një korrektësi dhe profesionalizëm.

Më shumë...

Konsultimet dhe Dizajni

Dizajnimi dhe ridizajnimi është gjithmonë i mundshëm. Ne plotësojmë kërkesat tuaja duke i kombinuar me përvojat tona që produkti final ti përmbushë kërkesat e projektit tuaj.

Më shumë...

    
SHKARKO Katalogun & Flyer:
                

PARTNERËT: